Lidhje

Identifikohet një nga autorët e masakrës në Kenia


Autoritetet në Kenia kanë identifikuar një prej anëtarëve të grupit al-Shabab që masakruan 148 njerëz në një universitet. Ai është djali i një zyrtari të qeverisë në Kenia.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendëshme tha se Adbi-rahim Abdullahi ishte mes katër autorëve të sulmeve vetvrasëse në masakrën e së enjtes në Kolegjin Universitar Garissa. Zëdhënësi tha se zyrtari i qeverisë kishte njoftuar më parë për zhdukjen e të birit.

Ndërkohë, kenianët ia dedikuan ceremonitë e Pashkëve viktimave të masakrës së të enjtes. Në mbarë vendin u mbajtën shërbesa fetare nën masa të larta sigurie.

Në një zhvillim tjetër, shefi i sigurisë së Kenias ka mbrojtur reagimin nga forcat speciale ndaj sulmeve. Agjencia franceze e lajmeve njofton se u deshën të paktën shtatë orë që forcat speciale të shkonin në skenën e masakrës pas fluturimit nga kryeqyteti Nairobi, disa orë pasi personeli i sigurisë luftoi me militantët.

Disa gazetarë që përshkuan me makinë distancën prej 365 kilometrash, njoftohet se arritën në skenë para forcave speciale.

XS
SM
MD
LG