Lidhje

Senatori Rand Paul shpall ambicjet për president


Senatori republikan Rand Paul, një person me pikëpamje libertariane konservatore, bëri sot të njohur se do të kandidojë për të marrë emërimin e partisë së tij për zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.

52-vjeçari Paul e njoftoi kandidaturën në faqen e tij në internet, por ai kishte planifikuar takime për fushatën gjatë gjithë ditës së sotme, prëfshirë një fjalim para përkrahësve të tij në shtetin e Kentakit, ku ai është është zgjedhur senator.

Paul, me profesion mjek okulist, tha se ai dëshiron “t’i kthejë vendit të tij parimet e lirisë dhe kufizimit të qeverisë”. Ai e quan veten “një lloj tjetër republikani.”

Paul është kandidati i dytë republican që shpall kandidaturën për president, pas ligjvënësit tjetër konservator të republikanëve, senatorit

Ted Cruz nga shteti i Teksasit. Kandidatë tjerë të rëndësishëm republikanë, që pritet së shpejti të shpallin kandidaturën e tyre, janë ish-guvernatori i Floridës Jeb Bush, djalë dhe vëlla i dy presidentëve amerikanë, Senatori i Floridës Marco Rubio dhe guvernatori i Uiskonsonit Scott Walker.

Nga Partia Demokrate, ish-sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, pritet ta shpallë kandidaturën e saj këtë muaj.

XS
SM
MD
LG