Lidhje

Presidenti turk në Iran


Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka shkuar për një vizitë në Iran, për takime të nivelit të lartë, megjithë tensionet mes të dy vendeve që burojnë nga konfliktet në Siri dhe në Jemen.

Zoti Erdogan, i shoqëruar nga një delegacion i nivelit të lartë, zhvilloi sot bisedime me presidentin iranian Hassan Rouhani dhe më pas, me udhëheqësin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei.

Sipas medias iraniane, zoti Rouhani tha se ai dhe zoti Erdogan ranë dakord se duhet një armëshpushim i menjëhershëm në Jemen.

Ai tha se Irani, Turqia dhe shtete të tjera rajonale duhte të ndihmojnë në lehtësimin e situatës që do ta stabilizojë Jemenin dhe do të sjellë në pushtet një qeveri gjithëpërfshirëse.

Disa ligjvënës iranianë kërkuan që vizita të anulohet, pasi zoti Erdogan mbështeti publikisht fushatën ajrore nën drejtimin saudit në jemen, kundër rebelëve shiitë huthi, që kanë mbpështetjen e Iranit dhe që kanë marrë kontrollin e disa pjesëve të vendit.

Edhe Turqia është mbështetëse e fuqishme e rebelëve që luftojnë për përmbysjen e Presidentit sirian Bashar al-Assad. Irani është përkrahësi kryesor rajonal i Sirisë.

XS
SM
MD
LG