Pashkët ortodokse po kremtohen edhe në Kosovë. Zyrtarët më të lartë vendas e ndërkombëtarë kanë përgëzuar besimtarët ortodoksë në Kosovë, që kryesisht i takojnë komunitetit serb, duke bërë thirrje për paqe, solidaritet e mirëkuptim dhe për më shumë vlera të përbashkëta të shumëllojshme kulturore e fetare si dhe të bashkëjetesës fetare në Kosovë.