Lidhje

Përplasjet mbi marrëveshjen bërthamore me Iranin


Presidenti Barak Obama thotë se përplasjet politike lidhur me negociatat bërthamore me Iranin dhe çështje të tjera të marrëdhënieve ndërkombëtare e kanë tejkaluar kufirin e pranueshëm.

“Këto përplasje duhet të marrin fund” tha presidenti në një konferencë për shtyp dje, në përfundim të Samitit të Amerikave.

Ai tha se kur dëgjon disa anëtarë të Kongresit, si Senatorin John McCain që aludon se “më shumë i zë besë udhëheqësit suprem të Iranit se Sekretarit të Shtetit John Kerry në interpretimin e një marrëveshjeje politike, kjo tregon se sa poshtë ka rënë rivaliteti mes forcave politike”.

“Kjo u dëshmua, tha presidenti, edhe me letrën e 47 senatorëve që komunikonin drejtpërdrejt me udhëheqësin supre të Iranit, një individ të cilit nuk mund t’i zësh besë, duke e paralajmëruar atë që të mos kishte besim tek qeveria amerikane”.

Ai tha se në vend që të punojnë për ta përmirësuar dokumentin për programin bërthamor të Iranit, republikanët po përpiqen ta sabotojnë marrëveshjen. Vetë presidenti shprehu bindjen se marrëveshja kornizë është mënyra më e mirë për të mos lejuar që Irani të zotërojë armë bërthamore.

XS
SM
MD
LG