Lidhje

Le Pen nuk kandidon në zgjedhjet rajonale


Themeluesi i partisë së të djathtës ekstreme në Francë, Frontit Kombëtar, thotë se nuk do të kandidojë në zgjedhjet rajonale këtë vit, pas një grindjeje publike me të bijën, e cila drejton tani partinë.

Jean-Marie Le Pen i tha revistës Le Figaro se nuk do të kërkojë post edhe pse ende mendon se është "kandidati më i mirë."

Marine Le Pen u zemërua me komentet e të atit javën e kaluar kur ai i cilësoi dhomat naziste të gazit si thjesht "detaje të historisë."

Dhjetra kandidatë të kësaj partie fituan vende në këshillat lokale muajin e kaluar.

Fitorja shihet si fillimi i mbështetjes bazë për një fushatë presidenciale të zonjës Marine Le Pen, e cila është shprehur hapur kundër emigracionit dhe integrimit të besimtarëve myslimanë në shoqërinë franceze.

Pas zgjedhjeve rajonale të marsit, kryeministri Manuel Valls tha se fitoret e partisë FN-së ishin të ndjeshme dhe pranoi se kjo përbën "pengesë" për socialistët dhe presidentin François Hollande.

XS
SM
MD
LG