Lidhje

Vendoret, vazhdon shpallja e kandidatëve


E djathta propozon zonjën Grida Duma në Durrës. Socialistët bëjnë publik emrat e kandidatëve të tyre në dy qarqe të tjera të rëndësishme të vendit, atë të Vlorës dhe të Gjirokastrës.

Në Shqipëri, dy partitë kryesore kanë përcaktuar emrat e thuajse të gjithë kandidatëve me të cilët ato do të paraqiten në garën për zgjedhjet vendore të 21 qershorit të ardhshëm.

Socialistët bënë publik sot emrat e kandidatëve të tyre në dy qarqe të tjera të rëndësishme të vendit, atë të Vlorës dhe të Gjirokastrës. Për kreun e Bashkisë së Vlorës, post i mbajtur për disa mandate nga Shpëtim Gjika, socialstët kanë vendosur të propozojnë këtë herë një mjek, zotin Dritan Leli. Në Sarandë nuk do të kandidojë për një mandat të ri kryetari aktual Stefan Cipa, por një gazetare, Floriana Koka. Në Himarë rikonfirmohet edhe në garën e 21 qershorit Gjergji Goro. Bashkia e Gjirokastrës do t’i besohet një kandidature të Lëvizjes socialiste për Integrim, ndërsa socialistët bënë të njohur sot emrat për në Bashkitë e Tepelenës, Përmetit, Memaliajt dhe Këlcyrës.

Nga ana tjetër partia demokratike shpalli sot publikisht zonjën Grida Duma si kandidate në garën për Durrësin, pavarësisht këmbënguljes së republikanëve për emrin e Agron Dukës. Kandidatura e zonjës Duma u bë publike nga vetë kryetari i opozitës Lulzim Basha. E djathta ndërkohë nuk ka shpallur ende kandidatin e saj në Shkodër, ndërkohë që asnjëra nga palët nuk ka caktuar zyrtarisht kandidatët për Bashkinë e kryeqytetit. Për të djathtët emri më i mundshëm duke ai i mjekut të njohur Halim Kosova, ndërsa socialistët duken më afër kandidimit të Erion Veliajt.

XS
SM
MD
LG