Lidhje

ISIS merr më shumë territore në Irak


Luftëtarët e Shtetit Islamik morën të mërkurën më shumë territore pranë kryeqytetit të provincës Anbar në Irak, sipas banorëve dhe zyrtarëve vendorë.

Në një ofensivë që filloi në agim, militantët morën qyteti Albu-Ghanim, disa kilometra në lindje të Ramadit.

Kryeministri Haider al-Abadi tha javën e kaluar se forcat irakiane do të përqëndrohen në rimarjen e kontrollit të provincës së Anbarit pas suksesit të arritur në sprapsje e Shtetit Islamik nga qyteti i Tikritit.

Zoti Abadi u takua me presidentin amerikan Barack Obama në Uashington të martën për të kërkuar më shumë ndihmë në fushatën kundër militantëve. Zoti Obama premtoi 205 milion dollarë në ndihma humanitare por nuk njoftoi publikisht ndonjë ndihmë të re ushtarake për Irakun.

XS
SM
MD
LG