Lidhje

Vuçiç: Me Thaçin – sipas ligjit


Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç, tha se Serbia do të zbatojë ligjin nëse zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, vendosë të shkojë në Beograd

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha në Beograd se Serbia do të sillet sipas ligjit, nëse zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, vendosë të shkojë në Beograd.

Komentet e tij pasuan paralajmërimin e mundësisë që zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, të qëndrojë në Beograd gjatë këtij muaji. Reagime të shumta pasuan një ftesë drejtuar zotit Thaçi që të marrë pjesë në konferencën mbi integrimin e Ballkanit perëndimorë në Bashkimin Evropian, të organizuar nga Këshilli rinor për arsim, një organizatë joqeveritare në Beograd.

Zyrtarë të ministrisë së jashtme të Kosovës thanë se ministri Thaçi është i gatshëm të shkojë në Beograd dhe kjo varet nga gatishmëria e zyrtarëve serbë.

Zyrtarë të Bashkimit Evropian thanë të premten se për vizitën e mundshme të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Serbi, duhet të respektohen procedurat që parashihen me marrëveshjet e arritura në Bruksel në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve.

Kryeministri serb, tha të shtunën se askush nga Brukseli nuk ka ndërhyre për të një viiztë të mundshme të zotit Thaçi.

Nëse ai vendosë dhe nëse ai vjen me ta, në vendin tonë ka ligje”, tha ai duke nënvizuar se “dënimi ndaj zotit Thaçi nuk është anuluar dhe meqë kjo nuk ka ndodhur, Serbia do të sillet në pajtim me ligjin”.

Hashim Thaçi, ish drejtor politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte dënuar në mungesë nga autoritetet serbe në fund të viteve të 90-ta dhe ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti.

Ekzistimi i këtij urdhri është përmendur në të gjitha reagimet zyrtare të ditëve të fundit në Serbi.

XS
SM
MD
LG