Qyteti i Ballshit, është një nga zonat më të ndotura mjedisore prej industrisë së naftës. Ndërtimi i superstradës që lidh Fierin me Gjirokastrën e ka anashkaluar këtë zonë, duke mbyllur mjaft biznese dhe duke rritur varfërinë. Drejtuesit vendorë thonë se sektori i naftës ka shkaktuar mjaft probleme për shëndetin e banorëve që kanë punuar në këtë industri.