Etiopia ka konfirmuar se 30 qytetarë të saj janë vrarë nga Shteti Islamik në Libi.
Konfirmimi u bë sot, një ditë pasi grupi Shteti Islamik nxorri një video ku pretendonte se shfaqeshin të krishterë nga Etiopia që u pritej koka ose goditeshin me plumb prapa kokës.
Në deklaratën e qeverisë etiopiane dënohej “vrasja çnjerëzore masive e qytetarëve të saj”.