Lidhje

Irani, thirrje për armëpushim në Jemen


Irani po bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Jemen, ku rebelët shi’itë huthi kanë marrë kontrollin e disa territoreve, ndërsa vazhdon fushata ajrore e udhëhequr nga sauditët, në mbështetje të presidentit Abd-Rabbu Mansour Hadi.

Presidenti iranian Hassan Rouhani tha sot se propozimi për ndalimin e luftimeve, bisedimet mes palëve në Jemen dhe formimi i një qeverie gjithëpërfshirëse janë mënyra për zgjidhjen e krizës në vend.

Fushata katërjavëshe e bombardimeve vazhdoi sot, me sulme të tjera ajrore ndaj kryeqytetit Sana'a, i cili kontrollohet nga fiset huthi, bashkë me qytetin Ibb.

Ndërkohë, Pentagoni thotë se aeroplanëmbajtësja USS Theodore Roosevelt u nis sot drejt Detit të Arabisë, për t’iu bashkuar 10 anijeve të tjera amerikane që ndodhen në brigjet e Jemenit, për të siguruar që linjat lundruese të Gjirit të mbeten të hapura.

XS
SM
MD
LG