Lidhje

Presidenti Nishani në Kukës


Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani ishte sot në komunën e largët të Shishtavecit, në rrethin e Kukësit, zone kjo nga ku, muajt e fundit janë larguar një numër i madh I banorëve për të kërkuar azil në Gjermani dhe vende të tjera të Bashkimit Europian.

Gjatë një takimi me banorët e Shishtavecit, presidenti Nishani u bëri thirrje që të mos largohen nga shtëpitë e tyre, ndërkohë që kërkoi nga zyrtarët që të dalin nga zyrat dhe të njihen me problemet e tyre.

"Ky është një shqetësim i madh kombëtar. Dhe kjo nuk do as mend, as kalem. Realiteti është i tillë, i hidhur, i vështirë. Arsyeja është kryesisht ekonomike. Dhe unë nuk jam këtu, të dashur miq, për të gjetur dhe vënë gishtin se kush është fajtori dhe kush nuk është fajtori. Unë jam këtu sot për diçka tjetër, jam për të bashkuar zërin dhe për të ngritur zërin, si kryetar i shtetiti shqiptar, se cilat do të jenë zgjidhjet dhe angazhimet me ndërhyrje dhe rezultate të menjëherëshme, cilat do të jenë angazhimet dhe zgjidhjet me rezultate afatmesme dhe afatgjata. Për të bërë të mundur që bashkëqytetarët tanë nga Kukësi, nga Shkodra, nga Tirana, nga Elbasani, nga Fieri, nga Vlora, nga Korça të mos largohen nga shtëpitë e tyre."

Presidenti Nishasni u bëri thirrje autoriteteve përgjegjëse që të dalin nga zyrat, të shkojnë tek njerëzit, të bisedojnë drejtpërdrejtë me ta dhe të dëgjojnë se cilat janë propozimet dhe mendimet e tyre.

Më së pari, shtoi zoti Nishani, ministritë qeveritare, që kanë drejpërdrejtë përgjegjësi ligjore për çështjet e zhvillimit ekonomik; Ministria Ekonomisë, ajo e Punës, Ministria për Arsimin, Ministria e Brendëshme dhe ajo e Bujqësisë. Të verifikojnë dhe punojnë me prioritete konkrete, nga zona në zonë, gjë që, sipas Presidentit Nishani, ka nevojë për të qenë të sinqertë, të angazhuar, të vertetë dhe, natyrisht, për të punuar ditën dhe natën.

XS
SM
MD
LG