Lidhje

Vrasja në Baltimore


Mourners react during funeral services for 25-year old Freddie Gray, a Baltimore black man who died in police custody, at New Shiloh Baptist Church in Baltimore, Maryland, April 27, 2015.
Mourners react during funeral services for 25-year old Freddie Gray, a Baltimore black man who died in police custody, at New Shiloh Baptist Church in Baltimore, Maryland, April 27, 2015.

Një numër i madh njerëzish ishin mbledhur të hënën në qytetin e Baltimorës, për të marrë pjesë në funeralin e një djali 25-vjeçar, i cili vdiq pasi u lëndua gjatë qëndrimit në burg.

Rasti i Freddie Gray-t është incidenti më i fundit që ka ngritur pikëpyetje dhe ka shkaktuar protesta lidhur me marrëdhëniet mes policisë dhe pakicave në Amerikë.

Administrata e Presidentit Obama u përfaqësua në funeral nga Sekretari i Kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, Broderick Johnson. Zoti Johnson është në krye të nismës një-vjeçare, për të ndihmuar në trajtimin e një hendeku që ekziston për shasnet ndaj burrave që i përkasin pakicës me ngjyrë.

Familjarë, miq dhe anëtarë të komunitetit ishin të pranishëm në një ceremoni fetare që u mbajt të dielën, dy javë pasi Gray pësoi dëmtime të shtyllës kurrizore pas arrestimit të tij dhe një javë më vonë ai vdiq.

Mbetet ende e paqartë mënyra e dëmtimit të tij. Zyrtarët thonë se Gray-n nuk e mbajtën nën kontroll siç duhet kur po e transportonin me furgonin e policisë.

Protestuesit kanë kërkuar zbatimin e drejtësisë në demonstrata të përditshme, të cilat kanë qenë paqësore.

XS
SM
MD
LG