Lidhje

Mbi 7 mijë të vdekur nga termeti në Nepal


Katër persona të tjerë janë nxjerrë gjallë nga rrënojat pas tërmetit shkatërrimtar në Nepal, përfshirë një 101 vjeçar.

Policia tha të dielën se 101 vjeçari u gjend rreth 80 km në veriperëndim të kryeqytetit Katmandu.

Më parë, punonjësit e ndihmave nxorën tre vetë gjallë nga rrënojat e banesës së tyre të shkatërruar.

Zyrtarët nepalezë thonë se ushtria dhe policia nxorën dy burra dhe një grua në një distrikt në verilindje të Katmandusë. Por ndërkohë që kaluan tetë ditë nga tërmeti, shpresat për të gjetur persona të tjerë gjallë po zhduken.

Sipas ministrisë së brendshme, numri i konfirmuar i të vdekurve ka kaluar 7000 vetët. Mijëra të tjerë figurojnë të zhdukur, përfshirë edhe 1000 evropianë.

Banorët kërkojnë tani mobilizim më të madh me ndihma për situatën e rëndë humanitare në zonat e goditura nga tërmeti.

XS
SM
MD
LG