Lidhje

KQZ: Hetim listave të zgjedhësve në Durrës


Në 6 javë janë regjistruar si banorë të rinj mbi 2200 qytetarë. Opozita akuzon kryetarin aktual dhe kandidatin e së majtës në garën e 21 Qershorit Vangjush Dako

Në Shqipëri komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vendosur t’i drejtohet Prokurorisë për të hetuar mbi një shtim të pazakontë të numrit të qytetarëve që janë regjistruar javët e fundit si banorë të qytetit të Durrësit.

Kërkesa e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve erdhi pas denoncimit të bërë nga përfaqësuesi i opozitës Armand Teliti, i ngarkuar për verifikimin e listës së zgjedhësve. Sipas zotit Teliti në periudhën fund mars-fillim prill të këtij viti, janë vënë re mbi 700 banorë të rinj, ndërsa mbi 1400 të tjerë janë regjistruar në dy javët pasardhëse. Në total janë mbi 2400 qytetarë të cilët janë pranuar si banorë të rinj, një numër që sipas zotit Teliti ngre dyshime serioze për përpjekje të kryetarit aktual të Bashkisë së Durrësit dhe kandidatit të së majtës për garën e 21 qershorit, për tërhequr votues në favor të tij. Tendenca normale e rregjistrimit të banorëve të rinj në Durrës ka qenë jo më shumë se 80 persona në muaj. Një tjetër fakt i dyshimtë, sipas zotit Teliti, është se pjesa e madhe janë regjistruar si banorë në mjedise ende të pabanueshme, ndërsa 90 përqind e të gjitha kontratave të banesave janë kryer nga një noter i vetëm.

Në Durrës, diferencave e votave mes të majtës dhe të djathtës, nuk ka qenë thuajse asnjëherë shumë e thellë. Demokratët kanë kandiduar në këtë qytet zonjën Grida Duma. Pak ditë më parë në Durrës u rregjistrua dhe një incident, kur dy të rinj me flamurin e Partisë socialiste ndërhynë gjatë një aktiviteti të kandidades Duma, duke provokuar dhe një konfrontim fizik.

XS
SM
MD
LG