Lidhje

Dunford, Shef i ri i Shtatmadhorisë


Presidenti amerikan Barack Obama emëroi gjeneralin e forcave të Marinës Joseph Dunford si Shefin e ardhshëm të Shtatmadhorisë Amerikane për të zëvendësuar gjeneralin Martin Dempsey.

Duke dhënë njoftimin të martën në Shtëpinë e Bardhë presidenti tha se ai "ka besim tek gjenerali, i cili ka provuar aftësinë e tij për të dhënë këshilla ushtarake të pazbukuruara, bazuar në përvojën e tij në terren". Shefi i Shtatmadhorisë është këshilltari kryesor ushtarak i presidentit.

Zoti Dunford shërben tani si komandant i forcave të Marinës, një post që e mori vetëm vitin e kaluar.

59-vjeçari Dunford ka shërbyer më parë si komandant i forcave amerikane dhe atyre të koalicionit ndërkombëtar në Afganistan nga viti 2013 në 2014. Gjatë kësaj kohe ai mbikqyri tërheqjen e forcave amerikane dhe dorëzimin e operacioneve të sigurisë tek forcat afgane. Ai drejtoi gjithashtu grupin luftarak të marinës gjatë pushtimit amerikan të Irakut në vitin 2003, (duke marr nofkën "Fighting Joe)."

Zoti Dunford, me origjinë nga Bostoni, u emërua fillimisht si oficer i marinës në vitin 1977. Ai do të jetë ushtarakau i dytë nga forcat e Marinës, që shërben në postin e Shefit të Shtatmadhorisë Amerikane, pas gjeneralit në pension Peter Pace, i cili e mbajti këtë post nga viti 2005 deri në vitin 2007.

XS
SM
MD
LG