Sezoni i rekrutimit të lojtarëve të rinj për Ligën Kombëtare të Futbollit Amerikan sapo ka përfunduar dhe këtë radhë ligës profesioniste i është shtuar edhe një i ri me prejardhje shqiptare. Ai është Kristjan Sokoli, i vendosur në Shtetet e Bashkuara në vitin 2001, kur ai ishte vetëm nëntë vjeç.
Për atë si individ, por edhe si sportist, dhjetëvjeçari i fundit ka qenë një maratonë e gjatë dhe intensive përgatitjesh që u kurorëzuan me rekrutimin nga ekipi Seahawks i Seatellit, fituesit e kampioatit të vitit 2014.
Para se të nisej për në Seatle, Kristjani foli me kolegun Kastriot Haxhiaj mbi sfidat që e presin dhe si po e përjeton faktin që është shqiptari i parë që luan në rang profesional për Ligën Kombëtare të Futbollit.