Lidhje

Gjirokastër: Festivali Foklorik Kombëtar


Në Gjirokastër hapet sonte Festivali Foklorik Komëbtar, një nga aktivitetet më të rëndësishme kulturore të hapësirës mbarëshqiptare.

Qendra historike e qytetit që mbrohet nga UNESCO, është përfshirë nga atmofera e festivalit ndërkohë që në kalanë e qytetit do të interpretojnë për një javë grupet foklorike. Parashikohet që në skenën e festivalit të ngjiten rreth 1300 artistë popullorë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Ndërkohë, rreth 80 artistë do të vijnë si grupe të ftuara nga komuniteti i arbëreshëve të Italisë dhe shoqëri kulturore nga diaspora shqiptare në Shtetet e Bashkuara, Zvicër e Turqi.

XS
SM
MD
LG