Lidhje

Stoltenberg: Rusia ka shkelur armëpushimin


Jens Stoltenberg
Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenbeerg akuzoi Rusinë sot se ka shkelur armëpushimin e konfliktit ukrainas, duke vazhduar të furnizojë separatistët pro-rusë me ndihmë ushtarake.

Vlerësimi i tij për konfliktin në Lindje të Ukrainës vjen ndërsa Departamenti i Shtetit njoftoi se Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry do të shkojë në Soçi të Rusisë për bisedime me Presidentin rus Vladimir Putin për krizën e Ukrainës dhe konfliktet në Lindjen e Mesme. Rusia ka hedhur poshtë akuzat perëndimore se ka gisht në luftimet në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG