Të paktën një pjesëtar i Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit është plagosur nga pasojat e rrëzimit të një helikopteri të këtij misioni në aeroportin e Prishtinës.
Një zëdhënëse e aeroportit tha se në orët e pasdites ka ndodhur një aksident në pistë i një helikopteri të EULEX-it i cili fluturonte për qëllime trajnuese. Një person është lënduar me këtë rast dhe nuk ka dëme të tjera në njerëz.
Aeroporti përkohësisht është mbyllur.
Zyrtarë të EULEX-it thanë se janë duke hetuar shkaqet e aksidentit.