Lidhje

Armëpushim humanitar në Jemen ?


Palët ndërluftuese në Jemen kanë në plan të fillojnë sot një armëpushim pesë ditor për të lejuar kalimin e ndihmave humanitare për civilët e bllokuar.

Rebelët huthi, forcat qeveritare dhe një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite që po kryen sulme ajrore prej gjashtë javësh në Jemen, premtuan të respektojnë armëpushimin. Por nuk ka siguri se ai do të zbatohet pas luftimeve të ashpra të së hënës.

Para afatit të armëpushimit, shefja e OKB-së për ndihmat Valerie Amos u bëri thirrje palëve të ndalin dhunën dhe të lejojnë punonjësit të shpërndajnë ushqime, ndihma mjekësore dhe të lejojnë njerëzit të lëvizin në zona më të sigurta.

OKB-ja thotë se luftimet në Jemen kanë shkaktuar mbi 1,400 viktima deri tani.

XS
SM
MD
LG