Lidhje

ILDKP: Doshi fshehu 23 milion euro


Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive denoncon deputetin për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë dhe kontrata fiktive e transferta bankare të dyshimta

Në Shqipëri Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive njoftoi sot se ka denoncuar në Prokurori deputetin Tom Doshi. Sipas ILDKP-së, në përfundim të kontrollit dhe rikontrollit të plotë të deklaratave të interesave private të tij, për periudhën 2005-2013, kanë rezultuar “fshehje të pasurive, deklarime të rreme, për pasuritë në shumën rreth 14 milion euro, si dhe kontrata fiktive pasurishë, transferta bankare të dyshimta e pa burime të ligjshme financiare dhe dyshime për pastrim parash, brenda dhe jashtë vendit, në shumën rreth 9 milion euro”.

Inspektoriati në njoftimin e tij saktëson se deklaratat e pasurisë së deputetit Doshi ishin kontrolluar dhe më parë e pavarësisht se ishin gjetur shkelje “drejtuesit e mëparshëm të ILDKP-së i kanë mbajtur ato të fshehura”, nënvizon njoftimi.

Deputeti Doshi është ndërkohë nën hetim për akuzën e “kallzimit të rremë” lidhur me deklarimet e tij për një atentat që sipas tij ishte organizuar nga kryetari I parlamentit Ilir Meta. Në këtë cështje u përfshi dhe deputet tjetër Mark Frroku. Ndaj të dyve parlamenti vendosi menjëherë heqjen e imunitetit për t’i hapur rrugë hetimeve.

ILDKP ka denoncuar në Prokurori kohët e fundit edhe ndaj ish ministrit të Financave Ridvan Bode dhe ish deputetit socialist Andis Harasani.

XS
SM
MD
LG