Lidhje

Talebanët rrëmbejnë dhjetëra njerëz në Paktia


Zyrtarët në Afganistan thonë se kryengritësit talibanë kanë rrëmbyer sot dhjetëra pasagjerë në një provincë lindore në kufi me Pakistanin.

Incidenti ndodhi në një distrikt të provincës Paktia.

Autoritetet lokale dhe banorët thonë se qindra luftëtarë talibanë ndaluan dhe kontrolluar rreth 30 automjete për disa orë para se të rrëmbenin dhjetëra pasagjerë.

Një zëdhënës i Talibanit tha se ndër pengjet ka tetë zyrtarë të rëndësishëm afganë, duke hedhur poshtë pretendimet se në radhët e personave të rrëmbyer ka edhe gra e fëmijë.

Forcat afgane kanë filluar një operacion kërkimi në zonë.

XS
SM
MD
LG