Lidhje

Siri: Vritet një komandat i lartë i ISIS


Forcat speciale amerikane kanë vrarë një komandant të lartë të Shtetit Islamik dhe kanë ndaluar gruan e tij në Sirinë lindore, sipas njoftimeve të sotme nga Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni.

Sulmi i zhvilluar gjatë natës kishte në shenjestër një person të njohur si Abu Sayyaf, të cilin Uashingtoni e konsideron si të përfshirë në operacionet ushtarake dhe financiare të ISIS, përfshirë operacionet e shit-blerjes së naftës në tregun e zi, të cilat financojnë një pjesë të mirë të operacioneve të Shtetit Islamik.

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Obama kishte udhëzuar mbrëmë Pentagonin të dërgonte trupa që ndodheshin në Irak për të kryer operacionin në Al-Amr të Sirisë.

Operacioni u krye pa pësuar dëme në radhët e personelit amerikan, sipas Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

XS
SM
MD
LG