Lidhje

Eksporti i naftës amerikane


Legjislacioni i propozuar për t’i dhënë fund ndalimit prej disa dekadash të eksportit të pothuajse të gjitha produkteve të naftës së papërpunuar amerikane ka sjell debate të ashpra në Uashington dhe në industrinë energjitike. Shefi i një kompanie nafte thotë se rregullat e vjetëruara dëmtojnë kompaninë e tij dhe e mbajnë ekonominë amerikane të varur ndaj prodhuesve të huaj të naftës. Por përkrahësit e këtij ndalimi thonë se heqja e kufizimit do të rriste çmimet e energjisë për konsumatorët dhe do të dëmtonte mjedisin.

Shoferët amerikanë prisnin në rradhë të gjata, të shqetësuar në vitin 1973 kur eksportuesit arabë të naftës ndërprenë furnizimet për Shtetet e Bashkuara. Shqetësimet rreth qasjes tek nafta dhe rritja e çmimeve sollën ligjin e ri që ndalonte eksportetimin e naftës amerikane.

Ndalimi kishte pak ndikim kur Shtetet e Bashkuara importonin gjithnjë e më shumë naftë për të kompensuar rënien e prodhimit të naftës brenda vendit.

Por teknikat e reja, përmes presionit hidraulik, nxitën prodhimin e brendshëm dhe pakësuan kërkesën amerikane për naftë të huaj. Ulja e kërkesës solli rënien e çmimeve që ironikisht po dëmton tani prodhuesit amerikanë.

Ata thonë se lejimi i eksportimit të naftës, do të ndihmonte kompanitë e tyre. Chris Faulker drejton kompaninë Breitling Oil.

“Gjërat kanë ndryshuar. Nuk kemi më frikën e mungesës; sot ka bollëk të madh të naftës në Shtetet e Bashkuara. Por ky ligj vazhdon të na mbajë prapa në vitet 70.”

Por shfuqimizi i ligjit do të dëmtonte konsumatorët thotë Tyson Slocum që drejton programin e energjisë në grupin Public Citizen.

“Rezultati do të jetë çmime më të larta në tregun amerikan."

Por industria e naftës thotë se eksportet mund të ulin çmimet e benzinës në Shtetet e Bashkuara.

“Për shkak se po shtohet furnizimi dhe opsione të tjera në tregun botëror. Benzina tregëtohet në mbarë botën jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, kështu që mund të shohim një pakësim të çmimit.”

Kritikët e industrisë thonë se ekportimi i naftës bruto do të inkurajonte më shumë shpime që do të dëmtonin mjedisin.

“Lejimi i eksportimit të naftës do të rriste ndjeshëm shpimet dhe do të shkaktonte më shumë dëme për mjedisin."

Megjithatë, industria e naftës i quan të ekzagjeruara shqetësimet për mjedisin dhe thotë se shpimet e bëra si duhet nuk shkaktojnë dëme në mjedis.

XS
SM
MD
LG