Lidhje

Dënimi me vdekje i ish presidentit egjiptian Morsi


Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim të thellë për dënimet me vdekje të shpallura për ish-presidentin e Egjiptit Mohamed Morsi dje dhe mbi 100 të akuzuar të tjerë për një incident të vitit 2011 në një burg egjiptian.

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit tha sot se Uashingtoni vazhdimisht ka ngritur zërin kundër praktikës së gjykimeve dhe dënimeve në masë, që bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Egjiptit dhe shtetin ligjor.

Dënimet u shpallën dje në një gjykatë në Kajro. Myftiu i Madh i Egjiptit, autoriteti më i lartë fetar në vend, do të japë vendimin përfundimtar më 2 qershor.

Ish-presidenti egjiptian Morsi përballet edhe me akuza për spiunazh. Një avokat i tij tha se vendimi do të apelohet.

XS
SM
MD
LG