Lidhje

Afganistan: Shpërthim vetvrasës


Zyrtarët afganë thonë se një makinë bombë që kishte në shenjestër një autokolonë të huaj pranë aeroportit të Kabulit ka lënë të vrarë të paktën tre vetë, dhe ka plagosur shumë të tjerë, pjesa më e madhe kalimtarë.

Talibani mori përgjegjësinë për sulmin e kryer sot në mëngjes.

Ministria e Brendshme tha se shpërthimi la të vdekur të paktën dy gra kalimtare dhe plagosi rreth 20 civilë, përfshirë gra e fëmijë.

Shpërthimi hodhi në erë një makinë të markës Toyota. Misioni Policor i Bashkimit Evropian për Afganistanin thotë se një nga makinat e tij ishte e përfshirë në shpërthim.

XS
SM
MD
LG