Lidhje

Vendet më të lumtura në botë


Raporti Vendeve më të Lumtura në botë 2015, ka rrjeshtuar 158 vende, duke përdorur disa formula, përfshirë këtu mirëqënien ekonomike dhe sociale. Disa nga rezultat e këtij viti mund të jenë surprizë për ju.

Sikurse këngët hite edhe lumturia nuk njeh kufi. Por arsyet janë të ndryshme nga një vend tek tjetri. Raporti Lumturia Botërore 2015 publikuar nga Rrjeti për Zgjidhje të Zhvillimit të Qëndrueshëm, përdor ekspertë ekonomikë, psikologë, politika shëndetësore dhe publike për të analizuar përmasat e mirëqënies në botë.

Në raportin e sivjetshëm, Zvicra zuri vendin e parë duke zëvendësuar Danimarkën e cila renditet e treta. Evropa Veriore vazhdon të kryesojë, ndërsa Shtetet e Bashkuara renditen të 15-tat, para Brazilit por pas vendit fqinj, Meksikës.

Sipas Claire Bulger, redaktore dhe koordiantore e raportit, të ardhurat e larta janë emërues i përbashkët në përllogaritje por kjo nuk nënkupton automatikisht lumturinë.

“Arritja e një baze minimale të ardhurash ka rëndësi. Duhet të jesh në gjendje të përballosh jetesën, por pas një kufiri të caktuar, të ardhurat nuk përcaktojnë lumturinë.”

Vendet më të lumtura po ashtu kanë nivel të vogël korrupsioni dhe mbështetje të fuqishme sociale, që do të thotë se gjen mbështetje atëherë kur ke nevojë. Sipas zonjës Bulger, mbështetja sociale tregon ndryshimin mes Islandës e renditur në vend të dytë dhe Greqisë në vendin 102, lidhur me krizat fincanciare që prekën të dy vendet.

Vendet që u radhitën të fundit, përfshirë një pjesë të mirë të Afrikës Nënsaharjane, shpesh kanë të përbashkët varfërinë ekstreme, por jo në mënyr absolute. Përsëri Claire Bulger:

“Siria ka rënë në fund të listës, Republika Qendrore Afrikane dhe Afganistani po ashtu. Janë vendet shumë të varfëra dhe që kanë nivele të larta konfliktesh dhe dhune.”

Sipas raportit, elemte të rëndësishëm të formulave që përcaktojnë lumturinë janë jetëgjatësia e shëndetëshme, liria për të bërë zgjedhje jetësore dhe zemërgjerësia.

XS
SM
MD
LG