Lidhje

Evropa ndërmjetëson mes Gruevskit dhe Zaev


Bisedimet e sotme mes kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski dhe drejtuesit të opozitës Zoran Zaev për zgjidhjen e krizës në vend, janë zhvendosur në Strazburg, ku tre deputetë të Parlamentit Evropian po ndërmjetësojnë bisedimet.

Fillimisht, zoti Zaev takohet me euro-deputetët Ivo Vajgël, Richard Howitt dhe Eduard Kukan. Takimi me këta të fundit do të pasohet veçmas nga zoti Gruevski dhe më pas pritet që të mbahet një takim i përbashkët.

Bëhet e ditur se edhe Komisioneri për Fiqnjësi dhe Zgjerim, Johanes Hahn, do të ketë takim me drejtuesit politik maqedonas.Dy rivalët politikë kanë qëndrime tejet të kundërta për sa i përket zgjidhjes së krizës politike, që po zgjatë prej disa muajsh.

Zoran Zaev i opozitës ngulë këmbë për dorëheqjen e kryeministrit Gruevski dhe të qeverisë së tij, për t’i hapur rrugë një qeverie të përkohshme që do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të parakohëshme.

Ndërkohë, zoti Gruevski në këtë fazë, e ka kundërshtuar propozimin, duke thënë se gëzon mbështetjen dhe vullnetin e popullit dhe të votuesve.

Pas një jave, bisedimet do të vazhdojnë në Shkup, me përfshirjen edhe të dy përfaqësuesëve politikë shqiptarë, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi.

Kriza u thellua sidomos pas daljes në skenë të skandalit të përgjimeve, për të cilin opozita thotë se janë mbi njëzet mijë qytetarë të cilëve u janë përgjuar bisedat telefonike.

XS
SM
MD
LG