Në Kosovë, kryesia e parlamentit as këtë javë nuk hodhi për debat çështjen e ngritjes së Gjykatës së Posaçme që do të trajtojë pretendimet për përfshirjen e pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krime lufte. Por, anëtarët e kryesisë u përfshinë në diskutime lidhur me themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës për shkak të dyshimeve të opozitës që kjo çështje është e lidhur me themelimin e Gjykatës së Posaçme.