Lidhje

Maqedonia do të zhvillojë zgjedhje të përgjithshme në prill të vitit 2016


Maqedonia do të zhvillojë zgjedhje të përgjithshme në prill të vitit 2016. Njoftimi u bë sot i ditur nga Komisioneri për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerim të Bashkimit Evropian Johanes Hahn i cili u takua në Shkup me drejtuesit e katër partive kryesore. Duke njoftuar marrëveshjen mes partive komisioneri evropian tha se vendi do të ketë një periudhë tranzicioni prej 10 muajsh. Javën e ardhshme pritet të ketë një takim të ngjashëm në Bruksel.

Në takimin e sotëm që u zhvillua në rezidencën e Bashkimit Evropian në Shkup morrën pjesë kryeministri Nikolla Gruevski, kryetarin e Lidhjes Social Demokrate të opozitës Zoran Zaev, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, dhe Menduh Thaçi, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare.

Komisioneri Hahn prej nesër do të qëndrojë për vizitë në Shtetet e Bashkuara ku do të diskutojë, mes tjerash, edhe për çështjet e Ballkanit perëndimor.

XS
SM
MD
LG