Lidhje

Kandidatët për president të FIFA-s


Beteja për të pasuar Sepp Blatter, si president i FIFA-s ka filluar seriozisht dhe konkurrenca është e ashpër.

Princi Ali i Jordanisë ishte kandidati kryesor në takimin e javës së kaluar kur Blater u rizgjodh. Lidhja jordaneze e futbollit beson se ai është tani kandidat i qartë edhe pse jo kryesor. Princ Ali bin Al-Hussein tha:

"Para së gjithash, mendoj se jam shumë i lumtur që ndryshimi ka ndodhur. Unë nuk mund të them asgjë më shumë se kaq."

Nënkryetari i FIFA-s, Chung Mong-Joon e ka thënë haptazi se është në kërkim të vendit si president. Ai thotë se do të flasë me udhëheqësit e tjerë të sportit dhe do të vendosë së shpejti se si do të veprojë.

"Do ta shpall vendimin tim pas takimit me udhëheqësit ndërkombëtarë të futbollit për të dëgjuar mendimet e tyre."

Por ai që është konsideruar me më shumë gjasa për t'u bërë kreu i ardhshëm i FIFA-s është francezi që kryeson UEFA-n, Mishel Platini. Noel Le Graet, kreu i federatës franceze të futbollit, thotë se Platini është njeriu më i mirë për këtë punë.

"Të gjithë evropianët mendojnë se Michel Platini është më i miri, por atij i duhet të vendosë nëse dëshiron të ndryshojë jetën e tij, nëse është i gatshëm për të hyrë në garë, e cila tani është më pak e vështirë (pas largimit Blaterit). Platini ka rol kyç në botën e futbollit sot, dhe ka më shumë përvojë se të tjetët."

Kushdo që bëhet kreu i ardhshëm FIFA-s do t'i duhet të lëvizë shpejt për të lënë pas skandalin, thotë Frederic Thiriez, presidenti i lidhjes franceze të futbollit.

"Rruga përpara është e qartë, ne kemi nevojë urgjente për të dalë nga kjo krizë, sepse sot unë jam duke menduar për miliona fëmijë e të rinj në të gjithë botën, së bashku me tifozët, të cilët janë të hutuar nga ajo që po ndodh."

Fituesi do të përballet me një detyrë të madhe për ta kaluar organizatën përmes një skandali që duket se po zgjerohet nga dita në ditë.

XS
SM
MD
LG