Lidhje

Votimet në Turqi


Qendrat e votimit janë mbyllur pas zgjedhjeve të rëndësishme parlamentare në Turqi që do të vendosin nëse Presidenti Reccep Tayyip Erdogan do të shërbejë për një mandat tjetër, gjatë të cilët do të përpiqet të ndryshojë kushtetutën.

Rezultatet e para nuk priten deri nesër, por anketat para-zgjedhore tregojnë se këto janë votimet më të forta në më shumë se 10 vjet.

Zoti Erdogan nuk ishte kandidat për zgjedhje, por votimet shihen si referendum mbi partinë AK. Nëse kjo parti merr shumicën në parlamentin me 550 vende, ajo do të ketë mundësi të ndryshojë kushtetutën e vendit për të vendosur një sistem presidencial, të ngjashëm me atë në Shtetet e Bashkuara.

Partisë AK i duhet të sigurojë të paktën 330 vende në mënyrë që të ketë të drejtën për të organizuar referendum për ndryshimin e kushtetutës. Nëse merr 367 vota, mund ta ndryshojë kushtetutën pa referendum.

Nëse partia kurde fiton të paktën 10% të votave, ekziston shpresa për të mos lejuar këto ndryshime të sistemit kushtetues. Zgjedhjet janë duke u monitoruar nga vëzhgues të OSBE-së.

XS
SM
MD
LG