Lidhje

Pas vrasjes së 9 personave në Charleston


Familjet e viktimave të masakrës në kishën afrikano-amerikane në Charleston, të Karolinës së Jugut, kanë filluar të bëjnë përgatitjet për funeralet e të afërmve të tyre të vrarë. Dje, disa prej familjarëve i folën drejtpërdrejt personit të akuzuar për vrasjen e 9 vetëve.

Kudo në SHBA, udhëheqës të të drejtave fetare dhe civile mbajtën lutje dhe ndezën qirinj në përkujtim të viktimave.

Në qytetin e New Yorkut, njerëzit u mblodhën në një nga kishat më të mëdha të vendit për një shërbim lutjesh sot në mëngjes. Ceremonia u pasua nga një marshim dhe tubim me pjesëmarrjen e më shumë se 3,000 njerëzve. Në tubim pritet të flasin udhëheqësit e kishave dhe kryetari i bashkisë së New Yorkut Bill de Blasio.

Edhe në Detroit, u mbajt një tubim ndërfetar si reagim ndaj tragjedisë së Çarlestonit.

Një shërbim i ngjashëm fetar do të zhvillohet sonte në Atlanta, një qytet i rëndësishëm në lëvizjen e të drejtave civile amerikane.

Personi i dyshuar për masakrën, 21-vjeçari Dylann Roof, i cili kohët e fundit kishte shprehur pikëpamje raciste, po mbahet në burg në kontenë Charleston.

XS
SM
MD
LG