Lidhje

Zarif, bisedime me homologë të BE


Ministri i Jashtëm iranian Mohamed Javad Zarif do të takohet të hënën me disa nga homologët e tij të Bashkimit Evropian, para skadimit të afatit të 30 qershorit për një marrëveshje ndërkombëtare mbi programin bërthamor të Teheranit.

Raundi i fundit i bisedimeve mbi programin bërthamor iranian pritet të fillojë gjatë javës.

Agjencia franceze e lajmeve njofton se, sipas një burimi të paidentifikuar të BE-së, takimi me ministrin Philip Hammond të Britanisë, Laurent Fabius të Francës dhe Frank-Walter Steinmeier të Gjermanisë do të jetë një takim politik përpara negociatave përfundimtare.

Bisedimet do të mbahen në periferitë e një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së, i cili do të diskutojë mbi zgjerimin e sanksioneve kundër Rusisë për shkak të konfliktit në Ukrainë si dhe mbi nisjen e një operacioni detar kundër trafikantëve të qenieve njerëzore në Mesdhe.

XS
SM
MD
LG