Lidhje

Bisedimet bërthamore me Iranin


U.S. Secretary of Energy Ernest Moniz, U.S. Secretary of State John Kerry and U.S. Under Secretary for Political Affairs Wendy Sherman (L-3rd L) meet with Iranian Foreign Minister Mohammad Javad Zarif (2nd R) at a hotel in Vienna, Austria, June 28, 2015.
U.S. Secretary of Energy Ernest Moniz, U.S. Secretary of State John Kerry and U.S. Under Secretary for Political Affairs Wendy Sherman (L-3rd L) meet with Iranian Foreign Minister Mohammad Javad Zarif (2nd R) at a hotel in Vienna, Austria, June 28, 2015.

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry thotë se negociatorët bërthamorë të Iranit kanë shpresë se do të të arrijnë një marrëveshje deri në fund të muajit, por ende u duhet të punojnë për disa "çështje shumë të vështira."

Zoti Kerry i bëri këto komente në Vjenë, ndërsa dje filloi një seri bisedimesh me dyer të mbyllura me ministrin e jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif.

Zoti Zarif tha se të dy palët do të duhet të punojnë shumë për të shënuar përparim.

Ndërkohë, ekziston shqetësimi se negociatorët nuk do ta përmbushin afatin e vetë-vendosur.

Analistët thonë se një marrëveshje mund të ndryshojë thellë rolin e Iranit në Lindjen e Mesme. Kjo i bënë disa vende nervozë ndërsa të tjerë i mbush me shpresë. Por siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Heather Murdock nga Vjena, arritja e një marrëveshje përfundimtare mund të ndihmojë për të shpëtuar ekonominë e Iranit.

Të shtunën, bisedime të nivelit të lartë mes Iranit, SHBA-së, Rusisë, Kinës, Francës, Britanisë dhe Gjermanisë filluan përsëri, ndërsa diplomatët shpresojnë arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

Qëllimi në Vjenë është për të parandaluar Iranin të prodhojë armë bërthamore në shkëmbim të ndihmave duke hequr sanksionet ndërkombëtare që po keqësojnë ekonominë iraniane.

Një marrëveshje do të mbronte SHBA-në dhe Iranin nga një konflikt i mundshëm; dhe vendet e Lindjes së Mesme që janë ose rivale me Iranin, ose bashkëpunojnë në luftëra ku është përfshirë Irani, për të qenë të sigurt, thotë drejtori për politikat e mospërhapjes në Shoqatën për Kontrollin e Armëve, Kelsey Davenport.

"Arritja e një marrëveshje, jo vetëm mbron interesat kombëtare të SHBA-së, por është edhe në interes të sigurisë së Lindjes së Mesme. Vende të tjera në rajon do të kenë më shumë siguri nëse programi bërthamor i Iranit është paqësor, nëse është i kufizuar dhe nëse Teherani nuk është në gjendje të zhvillojë armë bërthamore pa u diktuar nga bashkësia ndërkombëtare."

Kjo do thotë se madje edhe Arabia Saudite, një rivale e Iranit, mund të përfitojë nga marrëveshja. Por disa vende arabe janë të shqetësuar, thotë Kamelia Entekhabifard, analiste iraniane me bazë në Nju Jork dhe Dubai.

Nuk është marrëveshja që shqetësohen, thotë ajo, por çfarë vjen pas marrëveshjes:

"Ata nuk janë të sigurt; nëse nesër sanksionet hiqen, për çfarë qëllimesh do t'i shpenzojë Irani fondet; Për përmirësimin e ekonomisë? Apo për shtimin e ndikimit në rajon?"

Diplomatët thonë se ditët e ardhshme do të jenë të vështira, dhe Irani, që pritet të përfitojë ekonomikisht nga marrëveshja, do të duhet të bëjë shumë sakrifica politike.

Ministri i jashtëm francez Laurent Fabius thotë;

"Për të përmbushur këtë qëllim, ne besojmë se tre kushte janë të domosdoshme; I pari është një kufizimi i qëndrueshëm i kapaciteteve iraniane në kërkim dhe prodhim bërthamor; Kushti i dytë është një verifikim i fuqishëm duke përfshirë ushtrinë, nëse është e nevojshme - dhe kushti i tretë është një kthim automatik i sanksione në rast të shkeljes së kushteve të pranuara nga Irani."

Përkrahësit e vijës së ashpër si në Iran edhe SHBA janë kundër marrëveshjes, me secilin grup që thotë se marrëveshja favorizon vendin tjetër.

Por diplomatët thonë se ndalimi i Iranit nga programi bërthamor mund të largojë retë e luftës mes Iranit dhe Perëndimit, duke e bërë rajonin më të qetë për vitet që vijnë.

XS
SM
MD
LG