Lidhje

Pritja e imigrantëve në kufirin maqedonas


Immigrants Macedonia
Immigrants Macedonia

Qindra emigrantë nga Lindja e Mesme po presin në kufirin midis Greqisë dhe Maqedonisë, me shpresë për ta vazhduar rrugën drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Ata, me ditë të tëra janë përpjekur, por pa sukses, që të hyjnë në territorin e Maqedonisë. Emigrantët qëndrojnë nën qiell të hapur, pa ushqim, të lodhur, dhe kërkojnë ndihmë. Ata u kanë thënë përfaqësuesve të shoqërisë civile se as Kryqi i Kuq nuk i viziton dhe se po trajtohen shumë keq. Ushqimet detyrohen t’i blejnw me çmim disa herë më të lartë.

Maqedonia nuk lejon kalimin e kufirit të saj në mënyrë ilegale.

Një organizatë joqeveritare maqedonase ka bërë të ditur se emigrantët të cilët arrijnë ta kalojnë kufirin, por kapen nga autoritetet policore maqedonase, keqrajtohen fizikisht dhe kthehen prapa në territorin grek.

Disa emigrantë u kanë thënë mjeteve të informimit se qeveria në Shkup, me masat e këtilla po mbështetë trafikantët, të cilët u kërkojnë shuma të mëdha parashë atyre për t’i kaluar në Maqedoni.

Autoritetet maqedonase pohojnë se kanë penguar rreth dy mijë emigrantë të hyjnë në kufirin afër Gjevgjelisë, por pa dhënë hollësi të tjera. Maqedonia miratoi para pak ditësh një igj të ri për azil-kërkuesit dhe emigrantët të cilët e përdorin vendin si transit. Në bazë të ligjit, emigrantëve u mundësohet një periudhë prej shtatëdhjetë e dy orësh të qëndrojnë dhe të vendosin nëse kërkojnë strehim ose dëshirojnë të largohen.

Ndërkohë, Qendrat e strehimit në Shkup janë në gjendje jo të përshtatshme, të stërngarkuara me emigrantë dhe për këtë ka reaguar Avokati i popullit.

XS
SM
MD
LG