Lidhje

Kriza greke, Nishani takon Sejkon


Presidenti shqiptar i kërkoi guvernatorit të Bankës Qëndrore informacion rreth rreziqeve të mundshme ndaj sistemit bankar dhe ekonomisë së vendit

Në Shqipëri, presidenti Bujar Nishani thirri sot në një takim guvernatorin e Bankës Qendrore Genti Sejko për të diskutuar rreth pasojave të mundshme të krizës greke mbi financat dhe ekonominë shqiptare

Në një njoftim të shkurtër të shpërnadrë nga presidenca shpjegohet se “Kreu i Shtetit kërkoi nga Guvernatori Sejko të informohej imtësisht rreth rreziqeve të mundshme ndaj sistemit bankar dhe se cili mund të jetë impakti mbi ekonominë shqiptare në përgjithësi, duke pasur parasysh faktin se shteti fqinj i Greqisë është edhe investuesi kryesor i huaj në Shqipëri”. Po sipas këtij njoftimi “Presidenti Nishani u informua mbi masat e marra si edhe rreth ndjekjes së situatës financiare që po bëhet nga Banka e Shqipërisë”.

Drejtuesit e institucioneve kryesore financiare të vendit, sikundër dhe Fondi monetar ndërkombëtar, kanë garantuar se sistemi bankar shqiptar është i qëndrueshëm dhe i mirëkapitalizuar, ndërkohë që edhe bankat me kapital grek nuk janë të kërcënuara pasi ato funksionojnë si entitete më vete që i nënshtrohen legjislacionit shqiptar dhe nuk kanë varësi operacionale apo dhe financiare nga bankat e tyre mëma. Ato zënë 15 përqind të sektorit bankar në Shqipëri.

Guvernatori i Bankës Qëndrore Sejko, vetëm pak ditë më parë u shpreh se janë marrë të gjitha masat për të përballuar edhe skenarët më ekstrem, ndërsa shtoi se është lëshuar dhe një urdhër për kufizimin e transfertave të fondeve dhe kapitaleve te bankave.

XS
SM
MD
LG