Lidhje

Kinë: Qeveria ndërhyn për të stabilizuar bursat


A Chinese investor uses a magnifying glass to look at his mobile phone screen as he monitors stock prices at a brokerage house in Beijing, China, July 9, 2015.
A Chinese investor uses a magnifying glass to look at his mobile phone screen as he monitors stock prices at a brokerage house in Beijing, China, July 9, 2015.

Dy bursat e Kinës shënuan rritje të enjten, por vetëm pasi autoritetet morrën masat të jashtëzakonshme duke ndërprerë shitjet e aksioneve për gati gjysmën e kompanive në bursë dhe pas derdhjes së miliarda juanëve në kompanitë më të mëdha nga investitorët e mbështetur nga shteti.

Këto masa frenuan rënien prej 25 për qind të tregjeve të aksioneve që nga mesi i qershorit. Analistët paralajmëruan se ndërhyrjet drastike nga autoritetet kanë dëmtuar besimin e investitorëve të huaj në tregjet e Kinës.

"Autoritetet mund të kontrollojnë normat e interesit, por nuk besoj se mund të kontrollojnë vlerën e çmimit të aksisoneve. Në fund të fundit, nuk mendoj se, përpjekjet për ta bërë këtë do të jenë të suksesshme," thotë ekonomisti George Magnus.

Aksionet e rreth 1,500 firmave, e barabartë me gjysmën e totalit të kompanive të regjistruara në bursat e Shangait dhe të Shenzhenit, janë tani të bllokuara, ose pasi ranë më shumë se 10 për qind ose pasi vetë kompanitë kërkuan ndalimin e shitblerjes së tyre. Kjo ngirje, e kombinuar me udhëzimet nga Pekini, bëri që indeksi i bursës së Shangait të ngrihej 5.76 për qind, rritja më e madhe në një ditë që nga viti 2009.

Indeksi i bursës së Shenzhenit u rrit 4.25 përqind.

Hong Kongu pa gjithashtu një mëkëmbje të pjesshme pas një rënie 5.8 për qind të mërkurën. Indeksi Hang Seng u rrit të enjten 3.73 për qind.

Rreziqet e Mbështetjes së një Flluske

Pekini urdhëroi investitorët, të cilët zotërojnë të paktën 5 për qind të vlerës së kompanive që tregëtohen në bursë, të mos shesin asnjë nga aksionet e tyre për të paktën gjashtë muaj. Autoritetet ndërkohë u kërkuan bankave që të lejojnë huamarrësit të ristrukturojnë kreditë që kanë aksionet si kolateral.

Autoritetet kineze u kanë dhënë gjithashtu 42 miliardë dollarë hua firmave financiare për të blerë aksione të kompanive më të mëdha ndërsa premtojnë të blejnë aksione të kompanive të vogla dhe të mesme.

Të gjitha këto janë “një varg mjetesh që autoritetet po përdorin në përpjekje për të mbështetur një flluskë të tregut të aksioneve – një eufori – që ata vetë e kanë krijuar,” i tha Zërit të Amerikës George Magnus, ish ekonomist i lartë me bankën zviceriane UBS.

Rënia e tregut të aksioneve në Kinë mund të minojë besimin tek udhëheqësit më të lartë të vendit, të cilët tashmë po përballen edhe me një ngadalësim të ekonomisë.

"Nëse kjo vazhdon për një kohë të gjatë, do të ketë ndikim mbi ekonominë," thotë Song Zhongzhi, profesor i financave në Fakultetin e Biznesit “Cheung Kong” në Pekin.

"Pa qetësimin e shpejtë të tregut, ndjenjat pesimiste do të kalojnë në sektorin bankar dhe pastaj përfundimisht në ekonominë reale," thotë Oliver Skela, profesor i financave dhe kontabilitetit në Universitetin “China Europe International Business School”.

Media Shtetërore Fajëson ‘Manipulatorët’

Autoritetet janë zotuar tashmë të ndëshkojnë manipuluesit e tregut. Media shtetërore ka fajësuar thashethemet dhe ndërhyrjet e huaja për shitjet, që fshinë 4 trilionë dollar nga vlera e përgjithshme e bursave.

Agjencia kineze e bursave dhe letrave me vlerë, njoftoi se do të hetojë shitjet "me qëllim të keq" sipas agjencisë së lajmeve Hsinhua.

Sipas saj, ata që janë përfshirë në veprimtari të paligjshme të tregut do të përballet me një "goditje të fortë" nga një "grusht i madh", sipas Hsinhua-së.

Analistët jashtë Kinës thonë se shkaqet e rënies së tregut janë relativisht të qarta, pasi rritja dramatike e çmimit të aksioneve gjatë vitit të kaluar i ka tejkaluar fitimet e korporatave. Ndërsa investitorët vazhdojnë të blejnë në tregun në rritje, krijohet një flluskë dhe rënia e çmimit të aksioneve është një korrigjim i nevojshëm.

Por shumë parashikojnë se Pekini do të vazhdojë të përpiqet të rrisë çmimet e aksioneve, për të parandaluar trazira të tjera.

"Në një treg spekulativ, ajo që ka rëndësi është se si menaxhohen pritshmëritë. Autoritetet duhet të bëjnë më shumë. Ata do të duhet të vazhdojnë blerjen për disa kohë," thotë Michael Petis, profesor i financave në Shkollën e Menaxhimit në Universitetin e Pekinit.

Rreziqet e Përhapjes

Megjithë ndërhyrjen e fortë të qeverisë, analistët thonë se ende nuk presin që rënia e aksioneve të përhapet më gjerë mbi ekonominë kineze.

Kjo për shkak se aksionet përfaqësojnë më pak se 15 për qind të pasurisë së familjeve dhe më pak se 5 për qind të investimeve në bursë nga korporatat, sipas Julia Wang, një ekonomiste me bankën HSBC.

Ajo thotë se qeveria mbetet shumë e shqetësuar për stabilizimin e tregjeve.

XS
SM
MD
LG