Lidhje

Varfëria në Greqi


Ndërsa politikanët e Evropës debatojnë të ardhmen e Greqisë në Eurozonë, argumentat ekonomike duken të largëta për shumë grekët që jetojnë në varfëri. Pesë vjet të shkurtimit të shpenzimeve qeveritare kanë pasur një ndikim të madh në shërbimet publike - dhe grekët janë të shqetësuar se udhëheqësit e BE-së do të kërkojë masa shtrënguese të mëtejshme në këmbim të një marrëveshje ndihme..

Dhoma e pritjes në këtë klinikë falas në Athinë, drejtuar nga orgaanaizata Mjekët e Botës është një përzierje e më të varfërve në Greqi. Të pastrehë, të moshuar, të papunë, së bashku me dhjetra imigrantë që kanë zbarkuar në brigjet greke.

Mjekët e kanë të vështirë të përballojnë numrin e madh. Doktoresha vullnetare Bettina Krumbholz thotë se sistemi i shëndetësisë filloi të shkatërrohej kur filloi kriza e borxhit në vitin 2008.

“Kishim një sistem shumë të mirë që funksiononte me efektivitet. Ka mungesë infermjeresh, mungesë mjekësh. Por pasi u desh të pushonin nga puna shumë mjekë, sistemi u varfërua. Kështu që njerëzit duhet të presin për 10, 12 apo edhe më shumë orë.”

Mjekja Krumbholz thotë se kufizimet në tërheqjen e parave gjatë dy javëve të fundit e kanë vështirësuar edhe më situatën.

“Ata nuk kanë para për të blerë ilaçet. Kështu që kemi shumë pacientë që vijnë këtu për të marrë mjekimin. Nuk mund t’i lemë njerëzit të vdesin në rrugë për shkak të urisë, mungesës së ilaçeve, mungesës së mjekëve.”

“Organizatat si “Mjekët e Botës”, që drejtohet në pjesën më të madhe nga vullnetarë, thonë se duhet të përballen me pasojat njerëzore të shkurtimit të shpenzimeve qeveritare.”

“Solidaritet” është motoja e grekëve që po luftojnë krizën duke ofruar shërbime falas në shëndetësi, këshilla ligjore dhe ushqim.

Konstantinos Polychronopoulos humbi punën si përgjegjës marketingu katër vjet më parë dhe ka qënë i papunë qysh atëherë. Në sheshin Monastiraki të Athinës, në hijen e Akropolisit, ai tani ofron ushqim falas për këdo, të pasur apo të varfër.

“Fillova ‘kuzhinën sociale’ kur pashë dy djem të vegjël që po ziheshin për një copë bukë para një kazani plehrash. Ata nuk më shqetësuan shumë, ajo që më shqetëson më shumë është se njerëzit kalonin pa treguar asnjë interes, duke pretenduar se nuk kishin parë gjë.”

Edhe po të ketë një marrëveshje shpëtimi, pesha ekonomike do të vazhdojë për shumë grekë, viktima të krizës së borxhit që ka rënduar shumë mbi më të varfërit në vend.

XS
SM
MD
LG