Lidhje

Schulz në Tiranë: Tensionet rrezik për reformat


Presidenti i parlamentit europian fjalim para deputetëve shqiptarë: Me rëndësi reforma në Drejtësi. Vlerësime për afrimin mes Tiranës dhe Beogradit.

Në Shqipëri presidenti i parlamentit europian Martin Schulz, tha sot se tensionet e vazhdueshme politike janë një rrezik për procesin e reformave që vendi duhet të kryejë. Në fjalën e tij në parlamentin shqiptar zoti Schulz nënvizoi nevojën e reformës në sistemin e Drejtësisë, atë në administratën publike dhe vazhdimin e luftës kundër korrupsionit. AI foli gjithashtu dhe për nevojën e dialogut dhe konensusit mes vendeve të Ballkanit, ndërsa vlerësoi klimën e re në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë

Presidenti i parlamentit europian Martin Schulz ju drejtua sot me një fjalim deputetëve shqiptarë të mbledhur në një seancë të posacme. Si drejtuesi i një prej institucioneve kyce europiane, me peshë dhe në vlerësimin e ecurisë së vendit në procesin e integrimit, zoti Schulz i bëri thirrje klasës politike të përqëndrohet në angazhimet e marra me Brukselin, ndërsa tha se ashtu si dhe komisioneri per politikat rajonale Johannes Hahn, edhe ai ishte i shqetësuar se “tensionet e vazhdueshme në vendin tuaj përbëjnë një rrezik të madh për të gjithë procesin e reformave”.

Schulz në Tiranë: Tensionet rrezik për reformat
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:32 0:00

Ai ndal në vecanti në reformën e “sistemit të drejtësisë, përsa i përket forcimit të një gjyqësori të pavarur, efikas dhe që mban përgjegjësi për vendimet e marra” si dhe “krijimit të një administrate publike që bazohet në parimet e ofrimit të shërbimeve. Institucionet e pavarura janë çelësi drejt një të ardhmeje të drejtë dhe plot me suksese”, tha ai ndërsa shtoi se “sukseset e para në luftën kundër korrupsionit që janë arritur deri më tani, më bëjnë që ta inkurajoj edhe më tej qeverinë për të vazhduar reformën në këtë drejtim”.

Presidenti Schulz shpjegoi se rruga e integrimit është një proces i vështirë, ndërsa kujtoi reformat që cuan në anëtarësim në Bashkimin europian të vendeve të Europës lindore. “Këto procese kanë kërkuar sakrifica të mëdha nga qytetarët e këtyre vendeve. Këto procese nuk kanë qenë dhe nuk janë të lehta, por Bashkimi Evropiane mban premtimin e dhënë ndaj karshi të gjithë atyre që përshkojnë me guxim rrugën e reformave. Parlamenti Europian mbështet të gjithë ata që ndjekin rrugën e demokracisë dhe të shtetit të së drejtës, Parlamenti Evropian mbështet të gjithë ata që e kuptojnë pajtimin si çelës drejt sigurisë dhe bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor”, tha zoti Schulz.

Ai i kushtoi një vëmendje të posacme Ballkanit dhe marrëdhënieve mes vendeve të rajonit. Sipas tij historitë e luftërave botërore në Europë, e më pas përhapja e komunizmit në një pjesë të saj, sjellin si detyrim që “çdo ditë të veprojmë kundër rikthimit të forcave që e kanë shkatërruar Europën, që të zgjidhim çdo ditë konfliktet në mënyrë konstruktive në tryezën e dialogut, që çdo ditë të luftojmë për lirinë dhe demokracinë, për paqen dhe mirëkuptimin” duke shtuar se afrimi i kohëve të fundit mes Shqipërisë dhe Serbisë “përputhet plotësisht me ketë frymë europiane. Me vizitën e tij në nëntor, kryeministri shqiptar ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt mirëkuptimit në rajon”, që u pasua dhe vizita e kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë, u shpreh presidenti i parlamentit europian.

Dallimet në mendime, diferencat dhe interesat e ndryshme, zgjidhen me dialog dhe me konsensus, nënvizoi zoti Schulz. Ndaj afrimi i kohëve të fundit ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, tregon, sipas tij, se “pavarësisht dallimeve në mendim, mund të krijohet një atmosferë miqësore. Fakti që Shqipëria dhe Serbia duan ta shndërrojnë bashkëpunim mes tyre në motorin e bashkëpunimit rajonal, është një sinjal shpresëdhënës”, u shpreh ai.

Presidenti i parlamentit europian nënvizoi nevojën që Ballkani të jetë i bashkuar e të mos lejojë të përcahet. Ai ju referua dukshëm ndikimit rus në disa vende të rajonit, ndërsa u shpreh se “Duhet që bashkërisht të çlirohemi nga varësitë. Madje edhe përsa i përket çështjes së furnizimit me energji dhe sigurisë së furnizimit me energji. Në Europë duhet të bashkëpunojmë në këtë aspekt ngushtë me njëri-tjetrin për të zbehur varësinë prej të tjerëve, prej atyre vendeve që e përdorin çështjen e energjisë si presion politik”, u shpreh zoti Schulz duke vlerësuar qëndrimin e Shqipërisë në linjë me atë të Bashkimit europian sa i përket Rusisë.

XS
SM
MD
LG