Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, shkoi sot në Prishtinë për të takuar udhëheqësit e Kosovës në një vizitë të paparalajmëruar. Zyrtarisht u tha se vizita synonte bashkërendimin e projekteve para samitit të Vjenës që mbahet më 27 gusht, ku vendet e Ballkanit Perëndimorë synojnë të përfitojnë nga zotimet e Bashkimit Evropian për të mbështetur përmirësimin e infrastrukturës së rajonit. Por, vizita e kryeministrit Rama, shihet në funksion të nxitjes së Prishtinës që të përmbushë zotimet kundrejt bashkësisë ndërkombëtare. Nga Prishtina njofton korrespondenti ynë, Besim Abazi