Lidhje

Shpërthim në Turqi, 31 të vrarë


Ministria e Brendshme e Turqisë thotë se një sulm terrorist ka lënë të paktën 31 të vrarë dhe rreth 100 plagosur në qytetin juglindor Suruç, në afërsi të kufirit me Sirinë.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por zyrtarët turq thonë se kanë arsye të forta për të besuar se ai është kryer nga militantët e Shtetit Islamik.

Ministria e Brendshme u bëri thirrje njerëzve të ruajnë qetësinë dhe shtoi se numri i viktimave mund të rritet.

Qyteti turk Suruç është shumë pranë qytetit sirian të Kobani matanë kufirit, skenë e betejave intensive midis forcave kurde dhe militantëve të shtetit islamik. Aty ndodhet një kamp i madh për refugjatët sirianë që largohen nga dhuna në vendin e tyre.

Agjencia e lajmeve Reuters njofton gjithashtu se një tjetër shpërthim ka ndodhur në Kobani. Shkaku i shpërthimit nuk është i qartë.

XS
SM
MD
LG