Lidhje

HitchBot do të rikthehet në Amerikë


HitchBot, një robot me aftësinë për biseda të shkurtra dhe rrëfim kuriozitetesh, pritet të rikthehet në rrugët e Shteteve të Bashkuara, pas një akti vandalizmi që e nxori jashtë përdorimit.

Roboti, i krijuar nga inxhinierët Frauke Zeller dhe David Smith, i cili ka përshkuar kilomentra të tëra në Kanada dhe Gjermani, e filloi turneun e tij amerikan me autostop në Boston dhe arriti të përshkojë 480 kilometra, duke arritur në Filadelfia, i njohur si “Qyteti i Dashurisë Vëllazërore”. Javën e kaluar roboti u vandalizua në Filadelfia; copat e tij ishin shpërndarë anës një rruge të qytetit, aq sa mendohej se ishte i pariparueshëm.

Tani krijuesit e tij kanë shprehur bindjen se mund ta kthejnë në operim krijimin e tyre. Hitchbot e përshkon udhëtimin me autostop, në varësi të dashamirësisë së njerëzve që ndalen dhe e marrin në makinë. Roboti mund të zhvillojë biseda të shkurtra me bashkudhëtarët e tij. Ideja e krijuesve ishte që Hitchbot të shërbente si një eksperiment mbi shkëmbimet mes njerëzve dhe robotëve.

XS
SM
MD
LG