Lidhje

Greqia negocion me kreditorët


Bisedimet ndërmjet Greqisë dhe kreditorëve ndërkombëtarë po shënojnë përparim dhe sipas zëdhënëses së Komisionit Evropian Anika Breidhardt, një marrëveshje është e mundshme brenda këtij muaji.

Pas një seance maratonë që kishte zgjatur gjatë gjithë natës, përfaqësues të qeverisë greke dhe të institucioneve evropiane e Fondit Monetar Ndërkombëtar i rifilluan bisedimet sot në mëngjes.

Greqisë i duhet të arrijë një marrëveshje për kredi që arrijnë deri në 86 miliardë euro deri më 20 gusht, kur i kërkohet të paguajë këstin e borxhit ndaj Bankës Qendrore Evropiane.

Zyrtarët grekë kanë thënë se shpresojnë t’i përfundojnë negociatat me kreditorët deri nesër. Zëdhënësja Breidthardt pohoi se ka një numër çështjesh që presin zgjidhje para se të arrihet marrëveshja.

XS
SM
MD
LG