Lidhje

Gazetari amerikan i arresuar në Iran


Një avokate e gazetarit Jason Razaian, korrespondent i gazetës amerikane Washington Post, tha se vendimi në procesin gjyqësor ndaj tij nën akuzat për spiunazh mund të merret brenda një jave.

Njoftimi u bë pasi një gjykatë në Teheran zhvilloi një seancë të fundit me dyer të mbyllura sot.

Avokatja Leila Ashan i bëri komentet pas seancës së katërt që kur filloi procesi në maj. Gazetari u arrestua në korrik të vitit të kaluar së bashku me të shoqen, po ashtu gazetare dhe u mbajtën për disa muaj pa ngritjen e akuzave. Më pas ai u akuzua për spiunazh dhe bashkëpunim me qeveri armiqësore.

Gazeta Washington Post, zyrtarë amerikanë dhe grupe ndërkombëtare për lirinë e shtypit e kanë dënuar procesin duke këmbëngulur se zoti Rezaian është i pafajshëm.

Dy amerikanë të tjerë mbahen në Iran prej vitesh nga autoritetet.

XS
SM
MD
LG