Lidhje

Fonde për të pëballuar refugjatët në Evropë


Komisioni Evropian miratoi sot ndihma me vlerë 2.4 miliardë Euro për një periudhë gjashtë vjeçare për vende si Greqia dhe Italia që po përballen me dyndjen e refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika.

Italia pritet të marrë pjesën më të madhe të fondit – afro 560 milionë euro, ndërsa Greqia do të marrë 473 milionë euro.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian Natasha Bertaud tha se fondet janë miratuar për të lehtësuar presionin e këtij migrimi masiv. Komisioni, shtoi ajo, do të vazhdojë ta diskutojë këtë sfidë me vendet anëtare për ta trajtuar atë sa më mirë që të jetë e mundur.

Tensionet janë shtuar këtë vit me dyndjen e dhjetëra mijëra refugjatëve që përpiqen të marrin azil në Evropën Perëndimore. Në Kale të Francës, ku grumbullohen shumë imigrantë në pritje për të hyrë ilegalisht në Britani përmes tunelit nënujor që lidh dy vendet, janë regjistruar një numër vdekjesh vetëm brenda këtij muaji.

XS
SM
MD
LG