Lidhje

Shpërthime në Kinë


China Port Explosion
China Port Explosion

Të paktën 44 vetë kanë gjetur vdekjen dhe qindra të tjerë janë plagosur në një numër shpërthimesh të fuqishme në një depo me materiale të rrezikshme në verilindje të Kinës.

Videot tregojnë shtëllunga gjigande tymi dhe një re të madhe që ngrihet mbi ndërtesa dhe shkakton tronditje të fuqishme në një rreze prej disa kilometrash nga epiqendra e shpërthimit.

Pamjet e marra nga ajri dhe të vëna sot në faqen e agjencisë zyrtare të lajmeve Xinhua tregojnë një zonë të madhe shkatërrimi, ndërtesa të kthyera në gërmadha dhe makina të djegura.

Media shtetërore njofton se të paktën 32 vetë janë në rrezik jete. Autoritetet lokale njoftojnë se drejtuesit e lartë të kompanisë janë ndaluar.

XS
SM
MD
LG