Lidhje

Viktima të tjera në Detin Mesdhe


Marina italiane tha se të paktën 40 imigrantë gjetën vdekjen në Detin Mesdhe dhe se një numër i panjohur të tjerësh u shpëtuan. Media lokale tha se incidenti ndodhi në një anije të mbingarkuar me njerëz.

Në deklaratën e marinës në Twitter thuhet se operacioni i shpëtimit është duke vazhduar në anijen që njoftohet të jetë në very të Libisë. Shkaqet që sollën vdekjet nuk janë ende të qarta.

Europa është kapur nga një valë e madhe imigrantësh të dëshpëruar që janë larguar nga varfëria dhe konfliktet e armatosura në Afrikën Veriore dhe Lindjen e Mesme.

Organizata Ndërkombëtare e Imigracionit tha se më shumë se 192 mijë imigrantë kanë arritur në Evropë këtë vit përmes detit. Më shumë se 2 mijë imigrantë kanë vdekur në përpjekjet për të kaluar Detin Mesdhe.

XS
SM
MD
LG